Sport

Sylvinho: “Barazimi ishte rezultati më i drejtë"

E fillon me humbje Sylvinho aventurën kuqezi, por me optimizmin e një paraqitjeje të mire

27 Mars 2023, 23:25 Nga DOSJA
Sylvinho: “Barazimi ishte rezultati më i drejtë"

POLONI – Në përfundim të ndeshjes me Poloninë ku Shqipëria humbi me rezultatin 1-0, trajneri Sylvinho jep argumentat e tij: “Një ndeshje e vështirë dhe duhet të themi se ne e denim që do të ishte e tillë pasi kishim përballë një skuadër që ka luajtur në Botërore dhe Europian. Unë i thash lojtarëve edhe në pushim, nuk duhet të dorëzoheni, jemi ende në lojë dhe mund t’ja dalim. Mendj se barazimi do të ishte më i drejtë nga ajo që treguan skuadrat në fushën e lojës.”

Ku mund të përmirësohemi

“Gjëja e pare që duhet të kemi është të japim shpirtin dhe zemrën në fushë. Duhet të jemi një skuadër që luan dhe Lufton. Ndoshta mund të organizojmë mire pjesën offensive, por sduhet të harrojmë që kishim përballë një skuadër të një niveli të lartë. Sigurisht në dy tr editët e ardhshme do të shohim videot dhe do të analizojmë,” vazhdon trajneri”

Mund të rresikonim diçka më tepër?

“Rreth minutës së 65 vendosëm të rrezikonim por duhet të kishim kujdes pasi Polonia mund të na ndëshkonte me golin e dytë apo të tretë. Zëvendësimet e pjesës së dytë me Bajramin dhe Seferin e bëm siç e kishim planifikuar, nuk donim të rrezikonim aq shpejt për këtë arsye zëvendësimet u bën pas minutës së ’70-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll