Sport

Babai i Reteguit: “Do të jem gjithë jetën mirënjohës ndaj Mancinit dhe stafit të tij”

“Mateo është i përqendruar plotësisht te Tigre dhe Italia. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe me këmbë në tokë. Thjesht i duhet të mësojë sa më shumë dhe të përmirësohet".

27 Mars 2023, 20:18 Nga DOSJA

Babai i Reteguit: “Do të jem gjithë jetën

ITALI - Mateo Retegui është zbulimi i radhës i Roberto Mancinit. Trajneri italian ftoi në kombëtaren ‘azzurre’ sulmuesin argjentinas që luan në vendlindje me Tigre. 24-vjeçari, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Italia, pranoi menjëherë ftesën e Mancinit.

Retegui gjeti golin në debutim ndaj Anglisë, ndërkohë që realizoi edhe në suksesin 0-2 në Maltë. Dy gola në dy ndeshjet e para, një fillim fantastik për Reteguin. I lumtur ndihet edhe babai i tij, i cili thekson se do të jetë gjithë jetën mirënjohës ndaj Mancinit.

“Mateo është i përqendruar plotësisht te Tigre dhe Italia. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe me këmbë në tokë. Thjesht i duhet të mësojë sa më shumë dhe të përmirësohet.

Nuk duhet ta vrasë mendjen për gjëra të tjera. Jam shumë i lumtur dhe krenar që Mateo është pjesë e kombëtares italiane. Gjithashtu i jam shumë mirënjohës Mancinit, stafit të tij dhe gjithë lojtarëve, të cilët e kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer.

Babai i Reteguit: “Do të jem gjithë jetën

Është nder të Mateo stërvitjet nga një mjeshtër si Mancini. Djali im do i jetë gjithë jetën mirënjohës trajnerit për besimin që ka treguar ndaj tij”, theksoi babai i sulmuesit.

Retegui  është në pronësi të Boca Juniors, klubi ku ai u rrit, por  Tigre, ku është i huazuar deri në dhjetor, ka bërë të ditur tashmë se ai do të blejë 50% të çmimit të tij për një shifër prej rreth 2.1 milionë euro. Vlera aktuale e tij është rreth 12-15 milionë euro. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll