Sport

VIDEO / Shqipëria mundet 1-0 nga Polonia, por loja e kuqezinjve jep shpresë!...

Ka qenë një pjesë e parë e ekuilibuar por kuqezinjtë janë të pafat kur 4 minuta nga mbyllja pëzojnë një gol rokambolesk

27 Mars 2023, 21:41 Nga DOSJA

VIDEO / Shqipëria mundet 1-0 nga Polonia, por loja e kuqezinjve jep

POLONI - Shqipëria nis eliminatore të Euro 2024 nga Varshava, aty ku po përballet me Poloninë. Një pjesë e pare mjaft e mire për kuqezinjtë deri pak minuta përpara mbylljes së 45 minutave, saktësisht në minutën e 41-të Swiderski zhbllokon takimin duke kaluar Poloninë në avantazh pas një momenti ku duhet theksuar se skuadra polake ishte me fat.

Kuqezinjtë e fillojnë mjaft mirë pjesën e dytë duke krijuar dy raste shënimi me Uzunin në fillim dhe më pas me Asllanin, por në të dyja rastet portiere polka i Juventusit Shezni ishte në lartësinë e duhur duke pritur goditjet.

Në fundin e takimit në minutën e ’87-të kombinimi i Seferit me Uzunin sjell një rast të humbur nga  shume pranë portës, mund të konsiderohet dhe rasti më i mirë i Shqipërisë për të barazuar takimin, por nuk ja doli.

Kuqezinjtë vazhduan presionin ndaj kundërshtarit të tyre Polonisë  deri në minutën e 94-t por e paë të pamundur të ndryshojnë fatin e këtij takimi që u vendos me golin e fundit të pjesës së pare nga Polonia.

Ndeshja e rradhës për kuqezinjtë do të jetë jo ndaj Moldavisë në “Air Albania” më 17 qershor.

VIDEO / Shqipëria mundet 1-0 nga Polonia, por loja e kuqezinjve jep

Kjo është situta e grupit tone, ku kryesueset kanë nga dy ndeshje ndërkohë kuqezinjë vetëm një takim me 0 pikë.

VIDEO / Shqipëria mundet 1-0 nga Polonia, por loja e kuqezinjve jep

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll