Sport

Gjyqtari Enea Jorgji & CO, fërshëllen në "Euro 2024", jep drejtësi në fitoren dramatike me përmbysje të Austrisë…

Gjyqtari shqiptar Enea Jorgji, u ndihmua nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërkohë që i katërt ishte Eldorjan Hamiti. Në VAR ishin gjyqtarët italianë daniele Chiffi dhe Gianluca Aureliano.

27 Mars 2023, 22:50 Nga DOSJA
Gjyqtari Enea Jorgji & CO, fërshëllen në "Euro

AUSTRI - Pas 94 minutash, gjyqtari shqiptar i FIFA-s, Enea Jorgji, ka fërshëllyer tri herë për të sinjalizuar përfundimin e ndeshjes Austri - Estoni, e cila u mbyll me fitoren 2-1, në grupin ‘F’ të kualifikueseve të “Euro 2024”, të cilin e kryeson pas dy ndeshjesh me 6 pikë.

Ishte një fitore dramatike dhe e arritur në çastet e fundit të takimit. Pasi do të humbiste penalltinë (17’), do të ishte Gregoritsch (88’) do të shënonte golin e dytë të austriakëve, të cilin kishin barazuar në 1-1 me anë të Kainz (68’). Estonezët kaluan në epërsi përkohësisht me anë të Sappinen (25’), por në vijim gjithçka u përmbys për ta.

Ky takim u drejtua nga gjyqtari shqiptar Enea Jorgji, i cili u ndihmua nga Denis Rexha  dhe Ridiger Çokaj, ndërkohë që i katërt ishte Eldorjan Hamiti. Në VAR ishin gjyqtarët italianë daniele Chiffi dhe Gianluca Aureliano.

Përpos një penalltie të akorduar për Austrinë (17’), gjyqtari Jorgji dha edhe 3 kartona të verdhë për futbollistët e Estonisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll