Sport

Cikalleshi: “Nuk na lejoi Shezni të shënonim, jemi në proçes dhe duhet durim!”

Në përfundim të ndeshjes ka një klimë positive për paraqitjen e skuadrës pavarësisht rezultatit jo në favor

27 Mars 2023, 22:56 Nga DOSJA
Cikalleshi: “Nuk na lejoi Shezni të shënonim, jemi në

POLONI – Pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi kryesorë i kuqezinjëve Sokol Cikalleshi deklaroi: “I kemi pritur në mesin e fushës dhe strategjia jonë shkoi shumë mirë. Rastin e tyre të golit mund ta evitonim dhe ata perveç atij rasti nuk paten asgjë tjetër. E rendësishme që të kemi një lojë dhe unitet më pas rezultatet do të vijnë. Ky është një proçes dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm.”

E “respektuam” më tepër seç duhet Poloninë?

Duke pasur eksperiencën e ndeshjeve të shkuara kur kemi tentuar gola kemi pësuar, por në këtë ndeshje ne patëm rastet tona, nuk është se i toleruam se ata nuk na morën përpara. Ne kishim rastet tona, por Shezni është ndër portierët më të mire në botë dhe ai nuk na lejoi sot të shënonim, sidomos në rastin e Asllanit.

A funksionoi siç duhet treshja sulmit?

“Në ato pak hapsira që patëm gjërat u krijuan nga Uzuni dhe Asani, mendoj se kemi kombinuar mire me njëri-tjetrin. Ndoshta me Asanin nuk pata shumë kombinime sepse luaja më tepër në krahun e Uzunit, për këtë arsye u duk se ishte kombinimi më i mirë me të.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll