Sport

Mihaj: "Luajtëm fort me Kumbullën, nuk ishte e lehtë ndaj Lewandowskit"

24-vjeçari i Farmaliçao në Portugali, komentoi humbjen 1-0 në Varshavë për “Kuq e Zi”, aty ku u ndal edhe te skema taktike.

27 Mars 2023, 23:34 Nga DOSJA
Mihaj: "Luajtëm fort me Kumbullën, nuk ishte e lehtë ndaj

POLONI - Enea Mihaj u ftua në momentet e fundit në Kombëtare duke zëvendësuar Ismjalin e dëmtuar. Qendërmbrojtësi e nisi si titullar takimin ndaj Polonisë. 24-vjeçari i Farmaliçao në Portugali, komentoi humbjen 1-0 në Varshavë për “Kuq e Zi”, aty ku u ndal edhe te skema taktike.

“Do jem gati gjithmonë për Shqipërinë. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë me Kumbullën në mbrojtje. Të gjithë lojtarët ndihmuan njëri-tjetrin. Lewandowski është një lojtar i madh, me kualitet. Ai luan në ekipin më të mirë në botë. Luajtëm si kolektiv, besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë.

Rikthimet në mbrojtje? Nuk e di nëse do të vijoj të jem titullar. Atë e di trajneri. Jam gjithmonë gati për Kombëtaren. Kam shumë ndeshje në këmbë. Sot tregova vlerat që kam. Gjë e mirë nëse do të luaj, por rëndësi ka që skuadra të fitojë dhe të shkojmë në Europian.

Skema ku ndihem më mirë? Ekipi ka lojtarë që mund të luajnë me dy skema. Dy qendërmbrojtësit bëmë një ndeshje të fortë në mbrojtje. Edhe në sulm. Kemi lojtarë me kualitet. Mund të luajmë me 2-3 skema të ndryshme. E di trajneri se cila është skema më e mirë për ne”, përfundoi Mihaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll