Aktualitet

Moti i keq, Emergjencat Civile raportojnë për situatën në qarkun e Gjirokastrës

25 Shtator 2019, 08:58 Nga DOSJA
Moti i keq, Emergjencat Civile raportojnë për situatën në

GJIROKASTËR- Emergjencave Civile bëjnë me dije se si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut situata në vend, situata nuk paraqet probleme. Sipas komunikimit me specialistet e Emergjencave Civile ne qarqe, situata deri ne oren 09: 00 paraqitet si me poshte:

Datë 25.09.2019 ora 09:00

Nga informacioni i marrë nga personat përgjegjës të emergjencave civile të bashkive deri në orën 09:00 datë 25.09.2019 situata në qarkun Gjirokastër paraqitet:

▪ Njësia Administrative Picar:

– Në rrugën e fshatrave Kolonjë – Golem e pakalueshme edhe sot vazhdon puna për heqjen e gurëve, dherave dhe inerteve.

▪ Njësia Administrative Lunxhëri:

– Në rrugët e fshatrave Erind – Gjat e pa kalueshme nga mjetet dhe pjesërisht të rrugëve  Nokovë- Mingul dhe Dhoksat – Këllëz vazhdon puna nga Agjencitë në vartësi të Bashkisë.

▪  Njësia Administrative Lazarat:

– Po kështu edhe në rrugën lidhëse të dy lagjeve në fshatin Lazarat edhe sot vazhdon puna për rehabilitimin e kësaj rruge.

▪ Njësia Administrative Kurvelesh:

Në rrugën e Njësisë Administrative Kurvelesh për zhbllokimin e saj edhe sot vazhdon puna për heqjen e gurëve, dherave dhe inerteve.

Nuk raportohen probleme të tjera.

Jemi në ndjekie të situatës.

Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Që prej mbrëmjes të së shtunës, katet e para të pallateve dhe shumë nga lokale janë përmbytur. Në shumë qytete të vendit ka mungesë të energjisë elektrike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje gjirokaster moti i keq ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll