Politike

Tryeza për Reformën Zgjedhore, ambasada gjermane: Thelbësore për integrimin e Shqipërisë, mbështesim dialogun

25 Shtator 2019, 13:48 Nga DOSJA
Tryeza për Reformën Zgjedhore, ambasada gjermane: Thelbësore

TIRANË– Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas mbajtjes së tryezës për Reformen Zgjedhore e thirrur nga OSBE, ku ishte e pranishme edhe opozita e re dhe ajo jashteparlamentare.

Përmes ambasadorit Zingraf, ambasada gjermane thekson se reforma do të jetë jetë thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE, ku të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor.

“Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor”, thotë Zingraf.

Reagimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

+++ Ambasadori Zingraf: „Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur” +++

Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.

Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor.

Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posacme nga ndërkombëtarët. PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada gjermane peter zingraf tryeza per reformen zgjedhore ambasada gjermane peter zingraf tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll