Tërmeti që shkundi vendin/ Ambasada e SHBA: Do të zhvillohen ushtrime stërvitore
25 Shtator 2019, 13:31Nga DOSJA
TIRANË– 5 disa ditë pas tërmetit të fuqishëm që shkundi vendin të shtunën, me epiqendër në detin Adriatik, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton sot se do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti.
Ky njoftim vjen pas alarmit dhe panikut që shkaktoi lëkundja me magnitudë 5.8 i tërmetit të së shtunës, çka solli dëme të shumta materiale dhe panik tek qytetarët.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit.
Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë të shtunën, duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht. Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.
(a.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJERMANI- Bundestagu dhe Qeveria Federale Gjermane mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në kërkesën e grupeve parlamentare të CDU...
TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka reaguar sërish për largimin e PD-së sot në tryezën e reformës zgjedhore, e cila u thirr nga OSBE...
“Ne, Të Gjelbrit, do ta miratojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ky vendim vjen i vonuar dhe u vonua ...
TIRANE- Në kohën kur opozita kërkon “kokën” e tij, Damian Gjiknuri e ka marrë shumë me sportivitet situatën. Pas përfundimit të zhvillimeve në tryezën e OSBE, p...
Fotoja e takimit Rama-Trump do të jetë padyshim lajmi kryesor i ditës së sotme duke sjellë komente në rrjet dhe jo vetëm.Ajo që bie padyshim në sy në foton e ta...
SHBA- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, ka nxje...
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat ka komentuar zhvillimet në mbledhjen e sotme.Në fjal...
SHBA- Gjatë takimit me drejtuesit e Ballkanit perëndimor në Neë York, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua të martën në Kombet e Bashkuara me kryeminis...