Aktualitet

15 foshnja lindën ditën e tërmetit/ Rama falënderon stafin e maternitetit, flasin mjekët: Erdhën në jetë si drita e diel

25 Shtator 2019, 07:09 Nga DOSJA
15 foshnja lindën ditën e tërmetit/ Rama falënderon stafin e

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka falënderuar stafin e maternitetit “Koço Gliozheni”  në Tiranë pas reagimit të tyre në ditën e tërmetit. Sipas Ramës të gjithë mjekët qëndruan në krye të detyrës në momentet e lëkundjeve.

“Mirëmëngjes dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë”, shprehet Rama teksa publikon edhe videon nga takimi me stafin.

Një nga mjekët, Anika Dokle ka deklaruar se foshnjat erdhën në jetë si drita e diellit.

Në ditën e tërmetit në maternitetin “Koço Gliozheni” erdhën në jetë 15 foshnja. Për të kaluar stresin dhe ankthin mjekët dhe gratë shtatzëna filluan të kërcenin. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama termeti i forte ne shqiperi edi rama termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll