Sport

VIDEO / Ronaldo rilind me Portugalinë gjen sërish rrugën e golave…rekordet mbeten të tijat!

Futbollisti i Al Nasërit ka shënuar golin e katërt në dy takime të luajtur me Kombëtaren në kualifikueset e Euro 2024. Leao vulos shifrat përfundimtare në 6-0!

26 Mars 2023, 21:43 Nga DOSJA
VIDEO / Ronaldo rilind me Portugalinë gjen sërish rrugën e

PORTUGALI - Kristiano Ronaldo ka rilindur nën drejtimin e trajnerit të ri në Kombëtaren portugeze. Sulmuesi 38-vjeçar ka zhbllokuar shifrat në Luksemburg, ku në minutën e 9 të takimit e ka dërguar topin në rrjetë.


Futbollisti i Al Nasërit ka shënuar golin e katërt në dy takime të luajtur me Kombëtaren në kualifikueset e Euro 2024.


Përballja e parë ishte kundër Lihtenshtajnit, ndërsa sot është duke luajtur ndeshjen e dytë të grupit, atë kundër Luksemburgut. Ndaj të cilit vetëm pjesa e pare ka përfunduar 0-4, dy golave të Ronaldos i shtohet ai i Joao Felixi cili ishte goli i dytë i takimit.


Ndrëkohë golin e tretë për përfaqësuesen portugeze e shënoi Bernardo Silva.

Ndërkohë në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo u zëvendësua me Gonçalo Ramos që në minutën e 64. Ndërkohë që dy të aktivizuarit e pjesës së dytë për ti hapur rrugën të rinjve të cilët në këtë 45 minutësh të dytë shënuan edhe dy gola të tjerë. 

Otavio zëvendëson Joao Felix në minutën e 75-të dhe dy minuta më pas shënon golin e pestë për Portugalinë.

Rafael Leap i futur në të njëjtën minutë për Bruno Fernandes në të 85-n humbet penalltinë dhe 3 minuta më pas vulos rezuëtatin në 6-0.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll