Sport

Ja paga astronomike që Man.City i ofron Haalandit, që të mos joshet nga Madridi...

Manchester City po bën gjithçka për të mbajtur sulmuesin norvegjez, i cili tashmë ka shënuar 42 gola këtë sezon

26 Mars 2023, 12:40 Nga DOSJA

Ja paga astronomike që Man.City i ofron Haalandit, që të mos

ANGLI - Real Madrid e shikon Erling Haaland, si një zgjidhje të mirë për të zëvendësuar Karim Benzema (35 vjeç), por Manchester City është i përgatitur të përballet me një sulm nga klubi spanjol për sulmuesin norvegjez.

Sipas shtypit anglez, ‘Cityzenët’ janë të gatshëm t'i ofrojnë një pagë prej 567 mijë euro në javë, duke i shtuar edhe një vit kontratës së lojtarit, që ka shënuar tashmë 42 gola këtë sezon.

Haaland ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 dhe fiton 425.000 euro në javë, njësoj si Kevin De Bruyne dhe burime pranë lojtarit, sigurojnë që ‘gjiganti’ norvegjez të jetë i lumtur në Manchester.

Por skuadra e Pep Guardiolës nuk do të rrezikojnë, pasi City e di se Real Madridi është një klub i dëshirueshëm për çdo futbollist, siç e ka pranuar tashmë Rafaela Pimenta, menaxherja e Haaland. "Premier League është një gjë dhe Real Madrid është një gjë tjetër. Real Madrid ka diçka unike, është një lloj vendi i ëndrrave për lojtarë."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll