Politike

Ralf Gjoni sherr me Rudina Hajdarin: Mos bëj show politik. Deputetja ia bën me dorë me dosje…(VD)

25 Shtator 2019, 09:16 Nga DOSJA
Ralf Gjoni sherr me Rudina Hajdarin: Mos bëj show politik. Deputetja ia

TIRANE– Debate të forta mes Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit. Deputeti i opozitës së re dhe Hajdari, e cila qëndroi në parlament pas vendimit për djegien e mandateve kanë replikuar në dalje të Komisionit të mbledhur sot për Reformën Zgjedhore.

Shkak për sherrin është bërë dalja e opozitës së re nga ky komision, pasi siç e quajti më herët Ralf Gjoni “nuk mund të bëhet opozita shkesë për fejesën PD-PS”.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Hajdarit e cila teksa po dilte nga ky Komision i ka thënë Gjonit “Mos bëj show politik Ralfi, mos bëj show”.

Ditën e sotme, u mblodh tryeza e thirrur nga OSBE për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë tryezë mori pjesë edhe PD, në nivel ekspertësh, ku kërkoi krijimin e një strukture të posaçme nga ndërkombëtarët.

PD u largua pas këtij propozimi, ndërkohë që në mbledhje nuk munguan debatet e opozitës së re me deputetët e mazhorancës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni rudina hajdari tryeza e osbe per reformen zgjedhore ralf gjoni rudina hajdari tryeza e osbe per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll