Politike

Vizita zyrtare/ Meta takon kryeministrin e Egjiptit: Të forcojmë bashkëpunimin

28 Shkurt 2019, 14:56 Nga DOSJA
Vizita zyrtare/ Meta takon kryeministrin e Egjiptit: Të forcojmë

EGJIPT-  Në vijim të vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i vendit Ilir Meta, u prit në takim të veçantë nga Kryeministri i Republikës Arabe të Egjiptit, zoti Mostafa Kemal Madbouly.

Gjatë katij takimi, Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën në Egjipt, duke e quajtur dëshmi të vullnetit të përbashkët për një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Presidenti Meta dhe Kryeministri Madbouly ndanë të njëjtin mendim, lidhur me nevojën e mbledhjes së Komisionit të Përbashkët në një kohë sa më të afërt, si dhe për përfundimin e marrëveshjeve që do pasurojnë kuadrin ligjor dhe do të ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e kulturor.

Gjithashtu presidenti Meta, nënvizoi nevojën e bashkëpunimit në fushën e energjisë, të turizmit e të transporit ajror e detar. Gjatë këtij takimi, kreu i shtetit , e siguroi Kryeministrin Madbouly se, falë pozicionit gjeografik, Shqipëria mund të bëhet një portë hyrëse e sipërmarrjeve egjiptiane për rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij, Kryeministri Madbouly, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve portuale, si dhe u shpreh se të dy vendet mund të bëjnë shumë për forcimin e rolit të tyre në rajonet respektive.

Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit për adresimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta mostafa kemal madbouly vizita ne egjipt ilir meta mostafa kemal madbouly vizita ne egjipt

Sondazh

Poll