Bota

Shpërthen në flakë fabrika e çokollatave, dy të vdekur e nëntë të zhdukur

Drejtori i policisë së West Reading tha se po punojnë për të shpëtuar sa më shumë persona, të cilët mund të kenë qenë në fabrikë.

25 Mars 2023, 17:07 Nga F.M
Shpërthen në flakë fabrika e çokollatave, dy të
Shpërthimi

PENSILVANI- Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë çokollatash në Pensilvani. BBC shkruan se drejtori i policisë së West Reading tha se po punojnë për të shpëtuar sa më shumë persona, të cilët mund të kenë qenë në fabrikë.

Fabrika në fjalë ka të paktën 850 punonjës. Deri më tani raportohet se flakët kanë përfshirë njërën ndërtesë të fabrikës, por nuk dihet numri i personave që kanë qenë brenda saj. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

shperthim ne pensilvani

Sondazh

Poll