Bota

Kapet kokainë me vlerë 15 milionë euro në Uruguai! Lënda narkotike kishte destinacion Europën, e mbështjellë me 'Mickey Mouse'

Në mesin e 15 të arrestuarve janë edhe dy shtetas malazezë që dyshohet se janë anëtarë të klanit ballkanik, i cili është një rrjet i madh i krimit të organizuar që vepron në Evropë, i përbërë nga persona me kombësi serbe, malazeze dhe kroate.

25 Mars 2023, 12:16 Nga A.B
Kapet kokainë me vlerë 15 milionë euro në Uruguai!
Kokaina

URUGUAI- Policia ka sekuestruar mbi 400 kilogramë kokainë në kuadër të operacionit të quajtur “Virtus”. Droga vinte nga Bolivia dhe kishte si destinacion Evropën, njofton Kurir.

Operacioni përfshinte kontrollet në Montevideo, San Jose dhe Rio Negro, dhe 18 persona të kombësive të ndryshme u përfshinë në këtë organizatë. Aktualisht janë 15 të arrestuar, shumë prej të cilëve janë të huaj.

Në mesin e 15 të arrestuarve janë edhe dy shtetas malazezë që dyshohet se janë anëtarë të klanit ballkanik, i cili është një rrjet i madh i krimit të organizuar që vepron në Evropë, i përbërë nga persona me kombësi serbe, malazeze dhe kroate.

Autoritetet, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme për Ndalimin e Trafikut të Drogës, sekuestruan katër automjete. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme të Uruguait, droga e konfiskuar me stampën e 'Mickey Mouse' vlerësohet në treg rreth 15 milionë euro.

Identiteti i shtetasve malazezë të arrestuar ende nuk është bërë i ditur. Një pjesë e mediave uruguaiane pohuan dje se ata tashmë ishin në kërkim nga Interpoli. Në total, autoritetet sekuestruan 489 kilogramë kokainë, para, katër automjete, dy varka, një traktor, një revole, një pistoletë, një pushkë dhe dy armë gjahu.

kokaine ne uruguai

Sondazh

Poll