Bota

Nis protesta në Kosovë kundër marrëveshjes së Ohrit, prin kreu i PSD-së

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës para objektit të së cilës do të mbajnë edhe fjalimet. 

25 Mars 2023, 14:25 Nga f.i
Nis protesta në Kosovë kundër marrëveshjes së Ohrit,
Protesta ne Kosove

KOSOVË- Partia Socialdemokrate ka nisur protestën kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në krye të protestës është kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës para objektit të së cilës do të mbajnë edhe fjalimet. 

Ndër të tjera në protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, i cili pranoi themelimin e Asociacionit. Në këtë protestë po marrin pjesë edhe ish-deputetë si Zafir Berisha dhe anëtarë nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

 

protesta e psd ne kosove

Sondazh

Poll