Bota

Zjarri në qendrën tregtare në Pejë/ Lëndohen 8 persona, dërgohen në spital

Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se personat e dërguar në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen për shkak të zjarrit, po trajtohen dhe gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

25 Mars 2023, 11:38 Nga f.i
Zjarri në qendrën tregtare në Pejë/ Lëndohen 8 persona,
Pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Pejë, ku të paktën 8 persona deri tani janë dërguar në spital. Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se personat e dërguar në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen për shkak të zjarrit, po trajtohen dhe gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, -thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo që është në afërsi të kompanisë ELKOS. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë së bashku me zjarrfikësit, të cilët po hetojnë mbi shkakun e rënies së zjarrit në depo.

peje digjet qendra tregtare ne peje

Sondazh

Poll