Bota

Telefonatë mes Putin dhe Erdogan, presidenti Turk: Bisedimet Ukrainë-Rusi të realizohen sa më shpejt

Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë bisedës u shpreh se do të donte që bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë të realizohen sa më shpejt.

25 Mars 2023, 14:17 Nga f.i
Telefonatë mes Putin dhe Erdogan, presidenti Turk: Bisedimet
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi zhvilloi një telefonatë me homologun e tij turk Tajip Erdogan. Reuters raporton se Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë bisedës u shpreh se do të donte që bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë të realizohen sa më shpejt.

Putin dhe Ergodan shprehën kënaqësinë për dinamikën pozitive të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, zbatimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë furnizimin me gaz dhe ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu në Turqi.

“Erdogan falenderoi Putinin për "qëndrimin e tij pozitiv" në zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi dhe shprehu mirëkuptimin e qëndrimit parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, duke hequr barrierat për produktet bujqësore të Rusisë",- tha Kremlini.

 

rexhep tajip erdogan vladimir putin lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll