Bota

Vranë policin malazez/ Nëna shqiptare me 2 djemtë e saj dënohen me 40 vite burg

Nëna shqipatre Nure Hasanaj së bashku me dy djemtë e sajLuan dhe Lulzim, janë dënuar me nga 40 vjet burg në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë të Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic.

25 Mars 2023, 13:03 Nga f.i
Vranë policin malazez/ Nëna shqiptare me 2 djemtë e saj
Luan Hasanaj

MALI ZI- Nëna shqiptare së bashku me dy djemtë e saj janë dënuar me nga 40 vjet burg në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë të Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Mediat vendase (Vijesti) raportojnë se Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se këmbëzën e armës e tërhoqi vetëm 43-vjeçari Luan Hasanaj.

Si ndodhi ngjarja?

Polici Milutin Lekoviç u vra më 15 dhjetor 2019, teksa kishte ndaluar për kontroll mjetin me të cilin udhëtonin nëna shqiptare me dy djemtë. Ata nuk kishin dokumente dhe po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit. Oficeri iu ka kërkuar dokumentet, por ata nuk i kanë pasur dhe kanë debatuar. Në momentin që po debatonin, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese, armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41-vjeçarin Milutin Lekoviç.

 

milutin lekoviç lulzim hasanaj

Sondazh

Poll