Bota

Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kështu ka përfunduar protesta e PSD-së

Pas fjalimit të kreut të Socialdemokrate Dardan Molliqaj ,aktivistë të PSD-së kanë hedhur tym para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa kanë vendosur edhe flamuj të bardhë.

25 Mars 2023, 14:57 Nga f.i
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kështu ka
Pamje nga protesta

KOSOVË- Protesta e Partisë Socialdemokrate në kundërshtim të marrëveshjes së Ohrit. Pas fjalimit të kreut të Socialdemokrate Dardan Molliqaj, aktivistë të PSD-së kanë hedhur tym para ndërtesës së Qeverisë dhe në mënyrë simbolike kanë vendosur flamuj të bardhë.

Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i brengosur për dëmet e vërteta të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjithashtu ai shtoi se Kurti u dorëzua para dëshirës për të mbajtur pushtet. 

PSD gjatë protestës ka hedhur tym para Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ka vendosur edhe flamuj të bardhë.

“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”,- ka thënë Molliqaj.

 

protesta e psd ne kosove

Sondazh

Poll