Bota

"Kurti si pinok"/ Protesta e PSD-së në Kosovë, mesazhet përmes pankartave

Pamjet nga protesta tregojnë se protestuesit janë nisur me pankarta në duar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës para objektit të së cilës do të mbajnë edhe fjalimet. 

25 Mars 2023, 14:41 Nga f.i
"Kurti si pinok"/ Protesta e PSD-së në Kosovë, mesazhet
Pankarta

KOSOVË-Partia Socialdemokrate ka nisur protestën e cila ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së Ohrit.

Pamjet nga protesta tregojnë se protestuesit janë nisur me pankarta në duar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në drejtim të Qeverisë së Kosovës para objektit të së cilës do të mbajnë edhe fjalimet. 

Në pankartat e tyre, shihet të jetë fytyra e Kurtit, si Pinoku, duke nënkuptuar kështu se është gënjeshtar.

"Kurti si pinok"/ Protesta e PSD-së në Kosovë, mesazhet

Aktivistë të PSD-së kanë hedhur tym para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa kanë vendosur edhe flamuj të bardhë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë i shqetësuar për dëmet e vërteta të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Dosja.al

 

 

protesta e psd ne kosove

Sondazh

Poll