Politike

FOTOT/ Ç’po ndodh? Meta, Balla, Veliaj e Kim bëhen bashkë në një darkë, kush i bashkoi ‘kundërshtarët’ prag zgjedhjeve, mungon Berisha

I pranishëm shihet se është edhe deputeti Enkelejd Alibeaj e ministrja Elisa Spiropali. Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha, mungon.

23 Mars 2023, 21:26 Nga F.M
FOTOT/ Ç’po ndodh? Meta, Balla, Veliaj e Kim bëhen bashkë
Darka

TIRANË- Kundërshtarë në politikë, por këto mbrëmje kanë ngrënë një darkë bashkë. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, kreu i grupit parlamentar të Partisë Soicaliste Taulant Ballad he kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shihen të ulur së bashku në një tryezë.

Shkak, për këtë bashkim të përkohshëm, është bërë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. I pranishëm shihet se është edhe deputeti Enkelejd Alibeaj e ministrja Elisa Spiropali. Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha, mungon. Siç duket, ai nuk ka qenë i ftuar në këtë darkë të shtruar nga KMSH-ja në bashkëpunim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

sali berisha erion veliaj bajram begaj taulant balla enkelejd alibeaj yuri kim

Sondazh

Poll