Bota

Shpërthim në një shkollë në Itali/ Plagosen dy nxënës, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

Të dy studentët u dërguan me urgjencë për të marrë mjekimet, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Për momentin nuk dihet shkaku i shpërthimit. 

23 Mars 2023, 14:26 Nga a.l
Shpërthim në një shkollë në Itali/ Plagosen dy
Foto ilustruese

ITALI- Një shpërthim ka ndodhur në ambinetet e një shkolle 'Ipsia Viola Marchesini në Rovigo të Italisë. Mediat vendase raportojnë se nga shpërthimi dy studentë kanë mbetur të plagousur ndërsa në ambinetin rreth e qark klasës ku ndodhi shpërthimi pati dëme të shumta materiale. 

Të dy studentët u dërguan me urgjencë për të marrë mjekimet, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Për momentin nuk dihet shkaku i shpërthimit. 

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarj me kamion shkallë dhe të ndjekur nga forcat e rendit, tashmë të angazhuara për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit në shkollë. Dysdhohet se shpërthimi ndodhi në një klasë, ku fatmirësisht ishte bosh në momentin kur ka ndodhur ngjarja. 

shperthim ne shkollen ne itali

Sondazh

Poll