Bota

Emigracioni shënon rritjen më të madhe të popullsisë së Kanadasë, + 1 milion banorë

Rritja u nxit pjesërisht nga përpjekjet e qeverisë për të rekrutuar emigrantë për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore, kjo pasi vendi varet nga emigrimi për të mbështetur popullsinë e plakur.

23 Mars 2023, 12:56 Nga k.m.
Emigracioni shënon rritjen më të madhe të popullsisë
Foto ilustruese

KANADA- Popullsia e Kanadasë u rrit me mbi 1 milion njerëz për herë të parë vitin e kaluar. Sipas BBC, popullsia e vendit u rrit nga 38,516,138 në 39,566,248 njerëz, duke shënuar normën më të lartë vjetore të rritjes së popullsisë së Kanadasë - 2.7% - që nga viti 1957.

Rritja u nxit pjesërisht nga përpjekjet e qeverisë për të rekrutuar emigrantë për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore, kjo pasi vendi varet nga emigrimi për të mbështetur popullsinë e plakur.

Por Statistikat e Kanadasë thanë se rritja e numrit të emigrantëve të përhershëm dhe të përkohshëm mund të "paraqesë gjithashtu sfida shtesë për disa rajone të vendit lidhur me strehimin, infrastrukturën dhe transportin, si dhe ofrimin e shërbimeve për popullatën".

Kryeministri Justin Trudeau ka bërë përpjekje për të tërhequr më shumë emigrantë në vend që kur mori pushtetin në vitin 2015. Vitin e kaluar, qeveria njoftoi një plan për të mirëpritur gjysmë milioni emigrantë në vit deri në vitin 2025.

Rritja e mëparshme më e lartë e popullsisë në Kanada, në vitin 1957, erdhi në kontekstin e bumit të bebeve të pas Luftës së Dytë Botërore dhe lëvizjes së refugjatëve pas Revolucionit Hungarez. Vendi priti 437,000 emigrantë në vitin 2022, ndërsa numri i banorëve jo të përhershëm në vend u rrit me 607,782, duke shënuar një "vit rekord për përpunimin e aplikimeve për imigracionin", sipas njoftimit të qeverisë. Rritja e popullsisë do të thotë gjithashtu se Kanadaja do të renditet e para midis 38 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për rritjen e popullsisë në vitin 2022.

kanada

Sondazh

Poll