Bota

Zbulimi i fundit: ADN tregon arsyen e vdekjes së Beethoven, kompozitori vdiq nga mëlçia

Shkencëtarët kanë zbuluar, se Beethoven kishte një predispozitë gjenetike për sëmundjet e mëlçisë si dhe një infeksion të hepatitit B, që dëmtonte mëlçinë në muajt para vdekjes së tij.

23 Mars 2023, 13:01 Nga A.B
Zbulimi i fundit: ADN tregon arsyen e vdekjes së Beethoven, kompozitori
Ludëig van Beethoven

SHBA- Zbulimi i fundit: Studiuesit mendojnë se shkaku i vdekjes së Beethoven nuk ka qënë vetëm një. Përmes ADN-së, është zbuluar se pianisti i njohur botëror nuk ka vdekur nga helmimi më plumb, por nga sëmundja e trashëguar e mëlçisë së bashku me alkoolin, shkruan 'The Guardian'.

Studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, nxorën përfundime në lidhje me prejardhjen dhe historinë mjekësore të kompozitorit më të madh gjerman të muzikës klasike, Ludvig van Beethoven.

Shkencëtarët zbuluan se Beethoven kishte një predispozitë gjenetike për sëmundjet e mëlçisë si dhe një infeksion të hepatitit B, që dëmtonte mëlçinë në muajt para vdekjes së tij.

”Këta faktorë, së bashku me pirjen e rregullt të alkoolit nga Beethoveni, paraqesin shpjegime të besueshme për vdekjen e tij”, thanë autorët e studimit. 

Më herët studimet e flokëve zbuluan se Beethoveni mund të kishte vdekur nga helmimi me plumb. Por, në këtë analizë më të fundit, kërkimet zbuluan se floku nuk i përkiste Bethovenit, por një gruaje me prejardhje hebreje.

”Besohet se gjyshja e Ludvig van Bethoven mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, që çoi në lindjen e babait të tij”, thotë Maarten Larmuseau, një bashkautore e studimit dhe një profesore e gjenealogjisë gjenetike në Universitetin belg të Leuvenit

Beethoven lindi në 1770 në Bon dhe vdiq në Vjenë në moshën 56 vjeç. Ai pësoi humbje progresive të dëgjimit, e në fund të 20-tave u bë i shurdhër./Dosja.al

beethoven ludwig van beethoven

Sondazh

Poll