Bota

Kurti për Krasniqin dhe Abdixhikun: Po sillen si aktivistë të dorëhequr të VV-së

Kurti u shpreh se opozitarizmi bëhet me kritikë racionale si dhe me zemërim revolucionar dhe jo si Krasniqi e Abdixhiku.

23 Mars 2023, 13:29 Nga I.A
Kurti për Krasniqin dhe Abdixhikun: Po sillen si aktivistë të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti vlerëson se krerët e opozitës parlamentare, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku po paraqiten sikur të kishin qenë dikur në Vetëvendosje. Gjatë fjalës në Kuvendin e Kosovës, Kurti u shpreh se opozitarizmi bëhet me kritikë racionale si dhe me zemërim revolucionar dhe jo si Krasniqi e Abdixhiku.

“Krasniqi dhe Abdixhiku po flasin si aktivistë që kanë dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje. Nuk e di sit a shpjegojë ndryshe këtë kurs. Sikur të ishin aktivistë e po sillen të pakënaqur me kryetarin. Po më duket vetja sikur në Këshillin e Përgjithshëm në Vetëvendosje, por këtu është parlamenti, ku ju jeni parti të tjera, jo Vetëvendosje. Opozitarizmi bëhet me kritikë racionale dhe me zemërim revolucionar, jo pa asnjërën”, është shprehur Kurti.

albin kurti lumir abdixhiku memli krasniqi dialogu kosove-serbi kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll