Bota

Kuvendi i Kosovës/ Kurti: LDK-në e ka marrë lumi Vjosa. Abdizhiku: Brengosu për rrethin tënd

Nga ana tjetër, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se koha kur Vetëvendosje ka pasur dorë në partinë e tij ka ikur.

23 Mars 2023, 13:39 Nga I.A

 

Kuvendi i Kosovës/ Kurti: LDK-në e ka marrë lumi Vjosa.
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë Lumir Abdixhikut se prej dy vitesh, LDK-në e ka marrë Lumi Vjosa.

“Për mua është e qartë që ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, LDK-në e ka marrë Vjosa, LDK-në e ka marrë Lumi Vjosa”, është shprehur Kurti. 

Nga ana tjetër, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se koha kur Vetëvendosje ka pasur dorë në partinë e tij ka ikur.

“Koha kur Vetëvendosje ka pasur dorë në LDK ka vdekur, tash nisu e brengosu për rrethin tënd se çfarë po thonë në VV për ty”, tha Abdixhiku.

albin kurti lumir abdixhiku dialogu kosove-serbi kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll