Bota

NGJARJA/ Babai vret dy djemtë, kapet rastësisht nga policia: I dërgova në Parajsë dhe erdha këtu

Duke dyshuar për situatën, ekipet e policisë shkuan në shtëpinë ku ai banonte në Esentepe Mahallesi me adresën që kishin marrë nga Murat R. Kur

23 Mars 2023, 13:02 Nga I.A
NGJARJA/ Babai vret dy djemtë, kapet rastësisht nga policia: I
Foto Ilustruese

TURQI- Dy fëmijë janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Kocaeli të Turqisë. NTV shkruan se ekipet e policisë ndaluan Murat R. rreth orës 02:00 në plazhin Tütünçiftlik në lagjen Körfez për një kontrolluar rastësor. Ndërkohë që Murat R. filloi të sillej në mënyrë të çrregullt dhe të thoshte njëri pas tjetrit: I dërgova fëmijët në parajsë, erdha këtu.

Duke dyshuar për situatën, ekipet e policisë shkuan në shtëpinë ku ai banonte në Esentepe Mahallesi me adresën që kishin marrë nga Murat R. Kur ekipet e policisë hynë në shtëpi, gjetën të palëvizur në shtrat fëmijët e Murat R., Yağmur dhe Emre.

 Ekipet mjekësore të thirrura në shtëpi konstatuan se vëllezërit kishin vdekur. Murat R. i cili dyshohet se ishte me probleme të shëndetit mendor, u ndalua nga policia. Dy fëmijët e pajetë, të cilët në trup nuk kishin shenja rrahjeje, u dërguan në morg për autopsi.

murat r

Sondazh

Poll