Bota

E njohu në rrjete sociale, shqiptari vjedh 400 euro dhe përplas me makinë të renë në Kosovë

Pasi njohjes online, të rinjtë kishin vendosur të takoheshin në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

23 Mars 2023, 13:51 Nga I.A
E njohu në rrjete sociale, shqiptari vjedh 400 euro dhe përplas me
Policia

KOSOVË- Një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka raportuar se nga një burrë që kishte njohur në rrjete sociale i ka vjedhur çantën me 400 euro. Pasi njohjes online, të rinjtë kishin vendosur të takoheshin në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës. Por siç bëhet e ditur nga polica, i dyshuari gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes ka përplasur viktimën me makinë.

“Fshati Sllatinë, Fushë Kosovë 22.03.2023 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ja kishte vjedhur nga çanta rreth 400 € para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policës.

policia e kosoves

Sondazh

Poll