Bota

Skandali 'Partygate'/ Johnson del para gjykatës: Kam gënjyer Parlamentin por nuk e bëra me qëllim

Ish-kryeministri është bërë pjesë e një skandali të qujatur ‘Partygate’, pasi ka zhvilluar disa festa gjatë periudhës së pandemisë.

21 Mars 2023, 17:51 Nga a.l
Skandali 'Partygate'/ Johnson del para gjykatës: Kam gënjyer
Boris Johnson

SHBA- Ish- kreyministrti britanik i cili është përfshirë në skandalin 'Partygate' ka dalë sot para gjykatës ku ka pranuar akuzat duke pretenduar para togave të zeza se ka mashtruar Parlamentin lidhur me festat që thyenin rregullat e Covid-it, por mohoi se e bëri atë me qëllim. Johnson ka publikuar një mbrojtje prej 50 faqesh. Në të, ai thotë se garancitë e tij për deputetët se rregullat e bllokimit ishin ndjekur u bënë me mirëbesim, shkruajnë mediat e huaja. 

Ish-kryeministri është bërë pjesë e një skandali të qujatur ‘Partygate’, pasi ka zhvilluar disa festa gjatë periudhës së pandemisë. Johnson përballet me pezullimin apo edhe përjashtimin nga Parlamenti, nëse deputetët vendosin se ai i ka mashtruar qëllimisht. Ish-kryeministri pritet të dalë para Komitetit të privilegjeve nesër në një seancë dëgjimore televizive.

boris johnson

Sondazh

Poll