Bota

“Gjaku lahet me gjak”/ Hakmarrja mbërthen fshatin grek, policia ndalon hyrje-daljet, shkak "prika" e një nuseje

Autoritetet greke të martën kishin frikë se vrasja mund të nxiste një hakmarrje mes dy familjeve, pasi dy shtëpive që i përkisnin autorit të dyshuar dhe vëllait të tij iu vu zjarri të hënën mbrëma.

21 Mars 2023, 17:52 Nga k.m.
“Gjaku lahet me gjak”/ Hakmarrja mbërthen fshatin grek, policia
Foto ilustruese

GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Drosero Xanthi, një zonë e cila ka marrë një vëmendje të shtuar mediatike pas vrasjes së një 46-vjeçari. Sipas mediave greke, autoritetet greke të martën kishin frikë se vrasja mund të nxiste një hakmarrje mes dy familjeve, pasi dy shtëpive që i përkisnin autorit të dyshuar dhe vëllait të tij iu vu zjarri të hënën mbrëma.

Shërbimi zjarrfikës tha se zjarret në dy shtëpi ishin të qëllimshme, por asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Vrasja ndodhi në orët e para të së dielës në fshatin Drosero, kur katër persona – një baba 37-vjeçar me dy djemtë e tij të vegjël dhe dhëndri – shkuan në shtëpinë e viktimës 46-vjeçare dhe e qëlloi pesë herë, e gjitha për një mosmarrëveshjeje. Në zonë ka forca të shumta policie që kontrollojnë imtësisht hyrjet dhe daljet në vendbanim, ndërsa shërbimi zjarrfikës ndodhet në gadishmëri për çdo të papritur.

Vrasja e 45-vjeçarit tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të një fenomeni shqetësues në zonë mbi martesat e të miturve në komunitetin rom.

Sipas burimeve policore, viktima, i cili ishte gjyshi i një vajze 15-vjeçare, dyshohet se ka prishur marrëveshjen për ta “martuar” mbesën me djalin 17-vjeçar të autorit të krimit. Më konkretisht, autori dyshohet se ka bërë një “marrëveshje” dhe ka paguar 6000 euro për mbesën e mitur të viktimës, ndërkohë që ky i fundit pas martesës ka marrë mbrapsht vajzën dhe nuk ka kthyer lekët.

Në kulturën lokale, thyerja e paktit të martesës cilësohet si një fyerje e rëndë e kodit të nderit dhe sipas traditës “lahet me gjak”.

Autori i dyshuar, i vendosur në pranga, është i njohur për Policinë, pasi ishte arrestuar disa javë më parë në një aksion në Drosero, kur efektivët i gjetën drogë dhe armë. Por tani do të përballet sërish me burgun, kësaj here për vrasje.

greqi hakmarrja ne xanthi

Sondazh

Poll