Sport

PSG bëhet për dush në Parc des Princes nga Rennes. Humbja e katërt për parizienët…

PSG u mund nga Rennes pasditen e kësaj të diele në Parc des Princes (0-2), me golat e Karl Toko Ekambi dhe Arnaud Kalimuendo. Steve Mandanda ishte i mrekullueshëm.

19 Mars 2023, 19:53 Nga DOSJA

PSG bëhet për dush në Parc des Princes nga Rennes. Humbja e

FRANCE - Rennes ka recetën për të mundur PSG-në. Bretonët fituan pasditen e kësaj të diele (2-0) për herë të dytë këtë sezon ndaj liderit të Ligue 1, pas suksesit të tyre të rrëmbyer në mes të janarit (1-0). Në atë kohë, PSG kishte justifikimin, pasi privohej nga Kylian Mbappé, i cili këtë të diel provoi gjithçka në pjesën e parë, por nuk qe në gjendje të thyente një Steve Mandanda të madh.

Mungesat, te parizienët, ishin të shumëfishuar këtë herë në mbrojtje, ku nuk ishin Kimpembe, Ramos, Marquinhos dhe Hakimi. Prandaj, Christophe Galtier kishte vendosur të rreshtonte lojtarë të improvizuar.

Rennes vuajti, Mandanda duhej të përballonte Mbappé (26’, 40’), Messi (32’) dhe Pembélé (34’) për të mos shënuar. Gjithsesi ata kalojnë në epërsi në fund të pjesë së pare me anë të Toko Ekambit (45’), duke i shtangur parizienët. Pas pushimit, pas një humbjeje topi nga Bernat, të shfrytëzuar nga Ugochukwu, skuadra e Rennes kalon në epërsi për të dyti në sajë të Arnaud Kalimuendo (48’), i cili fikson rezultatin 2-0.

Nën sytë e Kim Kardashian, por edhe Keylor Navas, Paris SG u përpoq të rikthehej në lojë, por Mbappé ishte i pasaktë dy herë (60’, 74’), Messi doli sërish kundër Mandandës (72’), i cili sërish shpëtoi familjen e tij përballë edhe Verrattit (84’). Rennes mund edhe ta rriste epërsinë në njëzet minutat e fundit, por Donnarumma fitoi dy duele kundër Kalimuendo (69’) dhe Spence (73’).

Kjo është humbja e katërt sezonale e parizienëve në Ligue 1 dhe, më e bezdisshme, e katërta gjatë dymbëdhjetë ditëve të fundit. Nga ana e tij, Rennes, falë këtij suksesi ngjitet në kuotën e 50 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Ja dhe përfundimet teknike të ndeshjeve të tjera:

PSG bëhet për dush në Parc des Princes nga Rennes. Humbja e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll