Sport

Çmenduri në ndeshjen më të madhe të kampionatit holandez, një humbje që nuk ndodhte prej 15 vitesh!

Ndeshja e famshme e kampionatit holandez “Klasiker”, dueli mes Ajax-it dhe Feyenoord-it përfundoi me fitore 3:2 për mysafirët dhe mund të ketë një rol të madh në garën për titull.

19 Mars 2023, 18:35 Nga DOSJA
Çmenduri në ndeshjen më të madhe të kampionatit

HOLANDE - Kapiteni i kombëtares serbe, Dushan Tadiç , shënoi një gol në derbin e madh të futbollit holandez, por ai nuk i mjaftoi Ajax-it për të shmangur humbjen.

Ndeshja e famshme e kampionatit holandez “Klasiker”, dueli mes Ajax-it dhe Feyenoord-it përfundoi me fitore 3-2 për mysafirët dhe mund të ketë një rol të madh në garën për titull.

Është një fakt i pabesueshëm që kjo është fitorja e parë jashtë fushe kundër Ajax-it që nga viti 2005.

Tadiç kaloi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 37-të, pasi Jimenez i dha epërsinë Feyenoord-it në minutën e pestë dhe Alvarez barazoi në minutën e 17-të.

Pjesa përfundoi me rezultat 2-1, por në minutën e 52-të Zimanski solli golin e barazimit.

Golashënues ishte Lucharel Gertruida në minutën e 86-të, kështu që Feyenoord arriti të rikthehet dhe të fitojë tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Pas ndeshjes së xhiros së 26-të, Feyenoord ka 61 pikë dhe Ajax 55, dy pikë dhe një ndeshje më shumë se AZ Alkmaar dhe tre më shumë se PSV.

Kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll