Sport

E papritura, Xherdan Shaqiri nuk do të shkojë në Serbi për ndeshjen ndaj Bjellorusisë!

Përveç Shaqirit, nuk do të luajë as portieri Gregor Kobel, në vend të tij thirrjen e ka marrë portieri i Serveteas, Jeremy Frick.

19 Mars 2023, 18:30 Nga DOSJA
E papritura, Xherdan Shaqiri nuk do të shkojë në Serbi për

ZVICER - Kombëtarja e Zvicrës në futboll do të luaj një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Bjellorusisë në Novi Sad dhe në atë ndeshje nuk do të luajë Xherdan Shaqiri.

Edhe pse Shaqiri ishte në listën fillestare, trajneri Murat Jakin nuk do të mund të llogarisë atë për takimin në Novi Sad, futbollisti shqiptar i përfaqësueses helvete pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë.

Përveç Shaqirit, nuk do të luajë as portieri Gregor Kobel, në vend të tij thirrjen e ka marrë portieri i Serveteas, Jeremy Frick.

“Trajneri i kombëtares Murat Jakin do të duhet të jetë pa ndihmën e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit në kualifikueset e Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë dhe Izraelit.

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë me ekipin për shkak të një dëmtimi dhe trajnerit do t’i duhet ta zëvendësojë atë. Edhe Gregor Kobel është jashtë skuadrës dhe do të zëvendësohet nga Jeremy Frick", thuhet në një deklaratë zyrtare nga Federata Zvicerane e Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll