Sport

Arsenali nuk ndalet! Granit Xhaka ia ka marrë dorën golit, shënon përsëri... (video)

Arsenali ruan vendin e parë me 69 pikë, 8 më shumë se Man.City që ka një ndeshje më pak.

19 Mars 2023, 17:14 Nga DOSJA

Arsenali nuk ndalet! Granit Xhaka ia ka marrë dorën golit, shënon

ANGLI - Arsenali nuk ka ndërmend të ndalet në luftën për titull. ‘Topçinjtë’ kanë mposhtur 4-1 në shtëpi Crystal Palace, për javën e 28-të të Premier League.

Golat për të besuarit e Arteta u realizuan nga Martinelli 35′, Saka 43′, 74′ dhe Xhaka 53′, ndërsa për miqtë realizoi Schlupp 63′.

Shikoni golin e shënuar nga mesfushori kosovar. Pas atij në mesjavë ndaj Sportingut në Europa League, Granit Xhaka e gjen përsëri rrugën e rrjetës ndaj Crystal Palace:


Arsenali ruan vendin e parë me 69 pikë, 8 më shumë se Man.City që ka një ndeshje më pak. Në ndeshjen e radhës, Arsenali pret Leeds.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll