Sport

Osimhen - Kvara, Napoli luan ‘poker’ me Toron. ‘Scudetto’ thuajse në kasafortë…

Dy goditje me kokë të nigerianit, penalltia e gjeorgjiani dhe goli i Ndombele, janë asutorët e fitores së Napolit: ‘Azzurrët’ janë të pandalshëm…

19 Mars 2023, 17:36 Nga DOSJA
Osimhen - Kvara, Napoli luan ‘poker’ me Toron.

ITALI - Vazhdon pa problem marshimi i liderit, Napolit, i cili mposhti 4-0 Torinon, duke vënë tre ‘tulla’ të tjera të çmuara drejt një titullit të munguar prej 33 vitesh. 

Ishte Osimhen i zakonshëm, që zhbllokoi ndeshjen në Olimpico Grande Torino, i cili shënoi me kokë në portën e Milinkovic-Savic, pas një goditjeje nga këndi Zielinski në minutën e 9-të. 

Meret ndalon Vlasic dhe Ricci dhe është me fat në shtyllën e Sanabria (22'), më pas  Kvaratskhelia  prokuron dhe shënon penalltinë për të bërë 2-0 në minutën e 35-të. Në minutën e 51-të Osimhen, përsëri me kokë, plotëson treshen. ‘Pokeri’ mban firmën e Ndombele në një asistim nga Kvara në minutën e 68-të. 

Skuadra e trajnerit Spalletti ngjitet në kuotën e 71 pikëve në renditje, ndërsa Toro e Juric mbetet në vendin e njëmbëdhjetë me 37 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll