Sport

BEFASI! Kim Kardashian në Parc des Princes, për të ndjekur tani ndeshjen PSG-Rennes...

Ylli amerikan i realitetit televiziv, u pikas nga kamerat në tribunat stadiumiun. Ajo ishte e ftuar nga presidenti Nasser al-Khelaïfi.

19 Mars 2023, 18:15 Nga DOSJA
BEFASI! Kim Kardashian në Parc des Princes, për të ndjekur tani
Kim Kardashian në Parc des Princes

FRANCE - Kardashian zbulohet në Parc des Princes. Kim Kardashian ndodhet në Paris për të marrë pjesë në ndeshjen mes PSG-së dhe Stade Rennais. Kim Kardashian, bëri zgjedhjen për të ardhur në Parc, dy javë pas eliminimit të parizienëve në fazën eliminatore të Champions League ndaj Bayernit. Në një udhëtim privat, ajo ishte e ftuar nga presidenti Nasser al-Khelaïfi.

Tre ditë më parë, ylli amerikan i realitetit kishte udhëtuar në Londër me djalin e saj Saint West. Ajo duket se po bën një turne nëpër stadiume në Evropë, sepse mori pjesë në takimin e Europa League mes Arsenalit dhe Sportingut. Për këtë rast “Kim K” kishte marrë një telefonatë nga Bukayo Saka, ylli i ‘Topçinjve’, i cili shënoi dy herë këtë të dielë ndaj Crystal Palace (4-1).

BEFASI! Kim Kardashian në Parc des Princes, për të ndjekur tani

Para saj, Kanye West, ish-bashkëshorti i saj, ishte ftuar në Camp des Loges. Reperi amerikan kishte përfituar nga java e modës për të bërë një devijim drejt qendrës stërvitore pariziane dhe kishte marrë një fanelë nga duart e Neymar-it.

Kundërshtari i PSG-së këtë të dielë, Stade Rennais është mësuar të luajë nën sytë e yjeve. Aktorja Salma Hayek është me të vërtetë gruaja e François-Henri Pinault, CEO i grupit Kering, pronar i klubit francez. Dhe duket se “Kim K” i ka sjellë fat skuadrës mike, e cila në pëjesëbn e pare ka fituar 1-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll