Sport

Pas tri humbjesh, Laçi mposht Vllazninë! Tension në Rrogozhinë, ndërpritet ndeshja. Egnatia gabon e ndan pikët me Teutën (VD)

Laçi fiton 2-0 ndaj Vllaznisë, Egnatia barazon 1-1 me tauten. Takimi në Rrogozhinë u ndërpre për rreth 15 minuta në pjesën e dytë, për shkak të tensionit në tribunë, u godit edhe arbitri i katërt nga sendet e hedhura në fushë

19 Mars 2023, 16:52 Nga DOSJA

Pas tri humbjesh, Laçi mposht Vllazninë! Tension në

TIRANE - Në mesditë u luajtën dy takime të javës së 26-të të Superiores. Pas tri humbjesh, kësaj here kurbinasit e Laçit gjejnë fitoren 2-0 ndaj Vllaznisë, që zhgënjen sërish. Kuqeblutë vazhdojnë të thellojnë distancën me kreun, ndërkohë që ishte Laçi ai siguroi 3 pikë të arta falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Guindo.

Ishte kapiteni Gurishta, që bëri një gafa në kufijtë e zonës në minutën e 32-të, kur provoi të driblojë dy kundërshtarë si mbrojtës i fundit. Guindo i rrëmbeu topin dhe shkoi i pashqetësuar drejt portës, për ta dërguar topin në rrjetë.


Në minutën e 43-të, kurbinasit zbritën me një tjetër kundërsulm të shpejtë me dyshen Babatunde-Guindo, sulmuesi ia doli ta dërgojë sërish topin në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin në 2-0.


Pjesa e dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar. Laçi koleksionon tre pikëve për t’u larguar disi nga zona e ftohtë, ndërsa Vllaznia që mbetet në kuotën e 37 pikëve dhe komplikon objektivin për një vend në zonën europiane.

Është mbyllur pa fitues ndeshja tjetër e javës së 26-të e Superiores, ajo mes Egnatias dhe Teutës. Në “Arena Egnatia” ishin vendasit që morën avantazhin të parët, me anë të mesfushorit Kasa në minutën e 26-të.


Megjithatë durrsakët ia dolën të rikthejnë barazpeshën vetëm 12 minuta më vonë me sulmuesin shkodran Ildi Gruda.


Ishte po Gruda (92’) që fituan një penallti, por Kallaku gaboi, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar 1-1…

Vlen të theksohet se takimi në Rrogozhinë u ndërpre për rreth 15 minuta në pjesën e dytë, për shkak të tensionit në tribunë, teksa u godit edhe arbitri i katërt, nga sendet e hedhura.

Me këtë barazim, Egnatia merr e vetme vendin e tretë, me 38 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e shtatë, me 34 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll