Sport

VIDEO/ Historia e një penalltie krejt 'idiote', në futbollin argjentinas. Shikojeni...

Ky është episodi i fundjavës në ndeshjen mes Independiente dhe Colon. Një mbrojtës, duke menduar se loja nuk kishte rifilluar, kapi topin me duar në zonën e tij, pas një pasimi nga portieri. Gjyqtari i akordoi një penallti vendasve.

19 Mars 2023, 15:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Historia e një penalltie krejt 'idiote', në futbollin

ARGJENTINE - Është padyshim një nga penalltitë më absurde, që do të gjejë vendin e vet në arkivat e pazakonta të futbollit. Kur kishin mbetur rreth dhjetë minuta për t’u luajtur Independiente dhe Colon dhe rezultati ishte 1-1 në ditën e 8-të të fazës së parë të kampionatit argjentinas.

Në një distancë prej gjashtë metrash, portieri i vizitorëve, Inacio Chicco, e zhvendos topin për mbrojtësin e tij Paolo Goltz, i vendosur m’u në të djathtën e tij. Më pas, veterani argjentinas (37 vjeç) e kap… topin me duar, për ta vendosur me qetësi në cep të vijës së gjashtë metrave, për të rifilluar ndeshjen, pasi ka fituar disa sekonda nga ky veprim...

Lojtarët e Independientes, vrapojnë në të gjitha drejtimet dhe ngrenë krahët drejt qiellit për të kërkuar një penallti nga gjyqtari, i cili nën presion për vendime të diskutueshme që nga fillimi i ndeshjes dhe një goditjeje penalltie të dhënë për nikoqirët (dhe të transformuar) në periudhën e parë.

Pavarësisht kërkesave që pushtuan stadiumin, gjyqtari Lamolina fillimisht nuk pranon të fishkëllejë. Më pas, nën presion, vendosi t'i drejtohej VAR-it. Pra ka konfuzion. Pas disa hezitimesh, njeriu me të zeza ndryshon mendje dhe më në fund drejton dorën nga pika e penalltisë.

Miqtë dalin nga pankina e tyre, duke këmbëngulur se arbitri nuk kishte dhënë ende urdhër për t’u luajtur kur Goltz mori topin në duar. I tërbuar, trajneri i Colon, Nestor Gorosito, futet në fushë dhe merr karton të kuq. Dhe në fund, Matias Gimenez Rojas, qendërsulmuesi i Independientes, e transformon penalltinë në gol dhe 2-1.

Gjithsesi, të dyja skuadrat përfundimisht u larguan në barazim 2-2, pas golit të Ramon Abila pas... njëmbëdhjetë minutave shtesë, po me penallti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll