Sport

Carragher, thirrje për shkarkimin e Antonio Contes: "Lëreni atë me mjerimin e tij"...

Tottenham barazoi 3-3 me Southamptonin, pasi kryesonte 3-1…

19 Mars 2023, 15:58 Nga DOSJA
Carragher, thirrje për shkarkimin e Antonio Contes: "Lëreni

ANGLI - Ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher, u kërkoi zyrtarëve të Tottenhamit të shkarkojnë Antonio Conte në mënyrë që ta largojnë trajnerin "nga mjerimi i tij".

Spurs barazuan dje në vizitën e Southamptonit me rezultatin 3-3, pasi 15 minuta pas përfundimit të ndeshjes kryesonin me rezultat 3-1 ndaj ‘fanarin e kuq’ të Premierligës.

Në fund të ndeshjes, trajneri italian u zemërua me lojtarët e tij, por Carragher, një ish-mbrojtës i Liverpool, tani një komentues televiziv, beson se ka ardhur koha që Conte të largohet nga klubi.

"Ai duhet të shkarkohet në këtë pushim të kombëtareve. Klubi duhet ta nxjerrë nga mjerimi i tij dhe ta shkarkojë sonte më vonë",- u shpreh ish-futbollisti në mikrofonat e Sky.

Ai vazhdoi: "Ai ka të drejtë për faktin se Tottenham nuk ka fituar për një kohë të gjatë, por nuk mund të flasësh për klubin në atë mënyrë. Sidomos kur paguhesh një pasuri! Fakti që Arsenali është mbi ta, kur në sezonin e kaluar përfundoi më poshtë, nuk ka nevojë për argumente."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll