Bota

Gruaja e tij vdiq nga një shpërthim i zjarrit në banesën e tyre/ Ministri i Brendshëm i Tunizisë jep dorëheqjen: Do të kujdesm për fëmijët

Charfeddine, 54 vjeç i cili kishte mbajtur postin e tij që nga tetori 2021, u tha gazetarëve se dëshironte të falënderonte presidentin për mirëkuptimin e tij dhe që e lejoi të largohej nga detyra. 

18 Mars 2023, 11:22 Nga a.l
Gruaja e tij vdiq nga një shpërthim i zjarrit në banesën e
Taoufik Charfeddine

TUNIZI- Ministri i Brendshëm tunizian Taoufik Charfeddine ka njoftuar dorëheqjen e tij nga detyra për arsye familjare. Mediat e huaja raportojnë se, Charfeddine i cili njihej si një ndihmës i ngushtë i Presidentit Kais Saied, u tha gazetarëve të premten se ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij pas vdekjes së gruas së tij, Salëa, vitin e kaluar.

Charfeddine, 54 vjeç i cili kishte mbajtur postin e tij që nga tetori 2021, u tha gazetarëve se dëshironte të falënderonte presidentin për mirëkuptimin e tij dhe që e lejoi të largohej nga detyra. 

Salwa vdiq nga shpërthimi i një zjarri të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në shtëpinë e tyre në qershor. Për këtë arsye, Ministri i Brendshëm, muajt e fundit ishte shfaqur më rrallë në publik. Saied ka marrë kontrollin mbi forcat e sigurisë që nga korriku 2021, kur ai shkarkoi qeverinë e Hichem Mechichi, mbylli parlamentin dhe u zhvendos për të qeverisur me dekret përpara se të shkruante një kushtetutë të re që kaloi vitin e kaluar.

taoufik charfeddine

Sondazh

Poll