Bota

Kurti nga Ohri: Jam optimist! Do të bëjmë më të mirën për Kosovën

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se është optimist për takimin që do të zhvillohet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu u shpreh se sot në takimin trilateral do të bëjë më të mirën për Kosovën.

18 Mars 2023, 10:33 Nga a.l
Kurti nga Ohri: Jam optimist! Do të bëjmë më të
Albin Kurti

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se është optimist për takimin që do të zhvillohet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu u shpreh se sot në takimin trilateral do të bëjë më të mirën për Kosovën.

Nga këtu do të shkoj për takim me presidentin Pendarovckin dhe pastaj kemi takimet bilaterale me ndërmjetësit evropian, përkatësisht me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell dhe emisarin e tij për Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak që i paraprinë takimit trilateral. Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni dhe ju vet që jeni këtu. Jam optimist, i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Në njoftim thuhet se dialogu do të fillojë nga ora 10, me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Ndërkaq në orën 10:30, zyrtarët e BE-së fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta dypalëshe me liderët, e më pas do të ketë takim trepalësh.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll