Bota

Takimi Kurti-Vuçiç, kreu i NATO-së: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

18 Mars 2023, 10:57 Nga I.A
Takimi Kurti-Vuçiç, kreu i NATO-së: Pres konstruktivitet dhe
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

Postimi i Plotë:

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore.

jens stoltenberg dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll