Bota

VIDEO/ Borrell e Lajçak nisen drejt vilës shtetërore ku mbahet takimi Kurti-Vuçiç

Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiç, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët.

18 Mars 2023, 09:14 Nga I.A
VIDEO/ Borrell e Lajçak nisen drejt vilës shtetërore ku mbahet
Momenti i nisjes

OHËR- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë nisur drejt vilës shtetërore “Bilana” në Ohër, ku sot do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimet pritet të nisin nga ora 10:00. Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiç, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët. Borrell deklaroi dje se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

josep borrell aleksandër vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll