Bota

FOTO-LAJM/ Lajçak takon Bislimin, Ali Ahmeti mbërrin në rezidencë, çfarë po ndodh në Ohër para nisjes zyrtare të takimeve

Bislimi është fotografuar duke biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.

18 Mars 2023, 10:53 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Lajçak takon Bislimin, Ali Ahmeti mbërrin në
Ali Ahmeti, Miroslav Lajçak pamje para takimit në Ohër

KOSOVË- Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot takim në Ohër, qytetin e Maqedonisë së Veriut. I pranishëm do të jetë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Po ashtu, në rezidencën në Ohër ku është planifikuar të mbahet takimi janë parë duke biseduar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi është fotografuar duke biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.

Sot në ora 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të nisin takimet. Temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin  Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll