Bota

Ambasadori Abbott: Me vullnet politik mund të ketë rezultat pozitiv takimi në Ohër

Abbott në një postim në Twitter shkruan se me Mbretëria e Bashkuar mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

18 Mars 2023, 10:25 Nga I.A
Ambasadori Abbott: Me vullnet politik mund të ketë rezultat pozitiv
Nicholas Abbott

KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se me vullnet politik, guxim e pragmatizëm sot mund të ketë një rezultat pozitiv nga bisedimet në Ohër. Abbott në një postim në Twitter shkruan se me Mbretëria e Bashkuar mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet Bashkimin Evropian dhe është i gatshëm të ndihmojë në zbatimin”, shkruan Abbott.

 

 

 

nicholas abbott dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll