Bota

Aksident tragjik në Brazil/ Rëzohet një helikopter, vdesin 4 persona

Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Sao Paulos, qyteti më i populluar i Brazilit, ku mësohet se katër persona humbën jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

18 Mars 2023, 11:18 Nga a.l
Aksident tragjik në Brazil/ Rëzohet një helikopter, vdesin 4
Aksident në Brazil

BRAZIL- Një aksident tragjik është shënuar në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një lagje të Sao Paulos, qyteti më i populluar i Brazilit, ku mësohet se katër persona humbën jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua.

Helikopteri, Robinson R44 Raven II u rrëzua në orën 14:35  në lagjen Barra Funda të metropolit brazilian. Sipas Zjarrfikësve, piloti 32-vjeçar dhe tre pasagjerët (28, 30 dhe 42 vjeç) kanë vdekur.

Nëntë automjete të parkuara janë dëmtuar nga mbetjet e helikopterit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

aksident ne brazil

Sondazh

Poll