Sport

Trajneri i Napolit frenon entuziazmin: “Short i favorshëm?! Mos u bëni të paaftë, vetëm drejtori i Milanit ka fituar 5 Champions League!”

Milan është një skuadër që transformohet në mbrëmjet europiane. Kuqezinjtë janë të frikshëm edhe kur nuk janë formë. Pikërisht kësaj i druhet më shumë trajneri Spalletti, i cili do të kishte preferuar një tjetër kundërshtar.

18 Mars 2023, 10:20 Nga DOSJA
Trajneri i Napolit frenon entuziazmin: “Short i favorshëm?! Mos u

ITALI - Milan-Napoli është një nga duelet më të zjarrta në çerekfinalet e Champions League. Skuadra e Luciano Spallettit ndodhet në formë të shkëlqyer.

Fitimi i titullit kampion është çështje kohe, ndërkohë që tifozët kanë nisur të shohin ëndrra edhe në lidhje me trofeun e Champions League.

Por në krahun tjetër është Milan, një skuadër që transformohet në mbrëmjet europiane. Kuqezinjtë janë të frikshëm edhe kur nuk janë formë.

Pikërisht kësaj i druhet më shumë trajneri Spalletti, i cili do të kishte preferuar një tjetër kundërshtar.

“Do të doja të mos përballeshim me një skuadër italiane. Milani është një klub me përvojë të madhe dhe me një histori fituese. Vetëm ata që janë të paaftë e cilësojnë shortin të favorshëm.

Vetëm Reali i Madridit ka fituar më shumë Champions sesa Milani. Drejtori i tyre i përgjithshëm, Paolo Maldini, ka fituar i vetëm 5 Champions. Historia e Milanit flet vetë.

Përvoja në arenën ndërkombëtare është thelbësore. Milani është favorit në këtë aspekt. Mos të harrojmë që ata eliminuan një skuadër të fortë si Tottenhami”, deklaroi trajneri i Napolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll