Aktualitet

Plagosja në Kavajë, Policia jep detajet e para mbi ngjarjen

24 Shtator 2019, 09:46 Nga DOSJA
Plagosja në Kavajë, Policia jep detajet e para mbi ngjarjen

TIRANË– Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur në Kavajë.

Mësohet se Policia ka shoqëruar në Komisariat 33-vjeçarin Fitim Baboçi pasi ky i fundit plagosi me breshëri automatiku kambistin.

Rexhep Tare, 53 vjeç, u dërgua në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku edhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion Paraprak

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë. Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit. Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Ditën e sotme një plagosje me armë zjarri në Kavajë. I plagosuri është identifikuar si Rexhep Tare, 53 vjeç me profesion kambist. Autori Fitim Baboçi është ndaluar nga banorët menjëherë sapo ka kryer plagosjen. Pritet dëshmia e 53-vjeçarit për zbardhjen e motivit të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje plagosja e rexhep tares plagosja ne kavaje kavaje plagosja e rexhep tares plagosja ne kavaje

Sondazh

Poll